Morën peng një 18 vjeçar dhe i vodhën varësen e floririt, djali i Ismet Drishtit dhe bashkëpunëtori i tij dhunuan të riun për territor të shitjes së drogës

Agim Drishti, djali i gazetarit Ismet Drishti, konfliktin me 18-vjeçarin që me dhunë e futi në makinë në zonën e Astirit e kishte për territorin e shpërndarjes së drogës.

Për të kryer pengmarrjen, me synim vënien në presion, i riu bashkëpunoi me Arnold Arapajn, bir i një trafikanti droge dhe një të treti të shpallur në kërkim.

Pak ditë para ngjarjes, agjentët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, të cilët i mbajtën në vëzhgim për një kohë të gjatë me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogës, goditi grupin dhe arrestoi një prej anëtarëve të tyre pasi shtyn drejt aktivitetit kriminal një të mitur 12 vjeç. Pjesa e tjetër e grupi ishin shpallur në kërkim policor, por ngjarja e marrjes peng çoi në dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Report Tv mëson se pasi e kanë futur në makinë, Agim Drishti, 30 vjeç, dhe Arnold Arapaj, 30 vjeç, i kanë marrë sendet me vlerë, celularin, varësen e floririt, një sasi parash dhe e kanë rrahur për një kohë të gjatë. I riu 18 vjeç është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa agresorët e lanë të lirë vetëm pas disa orësh. Pas dhunës, ai është paraqitur në komisariat për të bërë denoncim në lidhje me rastin dhe ka treguar mbi aktivitetin kriminal të grupit.

Vetë ai është i skeduar dhe shpërndarës i narkotikëve me doza. Grupi i Agim Drishtit, aktivitetin e shitjes së drogës me doza e ka kryesisht në zonën e Astirit, por vendbanimet i kanë të shpërndara në Tiranë. Agim Drishti rezulton me precedent penal, i dënuar më herët për droge dhe i shoqëruar dhjetëra herë në polici. Në dhjetor 2021 Drishti sulmoi 4 policë duke i qëlluar me grushte dhe shkelma për shkak se e kishin ndaluar për verifikim.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 20/11/2023 16:05

    yyy fare e flliqur

    Përgjigju
  • Hakiu: 20/11/2023 14:30

    Njerez te urryer. Fekale qe tdy.

    Përgjigju
  • olti c: 20/11/2023 13:24

    tan lagja e di kush esht ky hajvan malsie. del e na edukon ky musteqa me cunin trafikant. hik mor far e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja