Një ngjarje tronditëse që i ngjan skenarëve të filmave ndodhi në zemër të Tiranë më 31 mars, ku dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza, 28 dhe 25 vjeç, dhe djali i xhaxhait, Hysen Neza, 33 vjeç, u bënë protagonistët e një pengmarrjeje të guximshme me synim presionin e marrjes së shumave të mëdha të parave. Të tre morën peng një biznesmen ndërtimi 32-vjeçar, F. Sula, nga Divjaka. Burime pranë policisë bëjnë me dije se autorët kanë monitoruar me kujdes të gjitha lëvizjet e kryera së fundmi nga biznesmeni, i kthyer rreth 2 muaj më parë në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku biznesmeni ishte duke pirë një kafe. Sapo është larguar nga lokali dhe ka shkuar drejt makinës, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze.

Ata u prezantuan si agjentë të BKH-së dhe përmes këtij mashtrimi, e detyruan të hipte në makinë dhe e dërguan në një magazinë në zonën e Xhafzotajt.

1776085905_pengmarrjatirane.jpg

Momenti kur autorët detyrojnë biznesmenin të futet në makinë

1776085845_pengmarrjatirane.jpg

Momenti kur makina e autorëve largohet në drejtim të Durrësit

Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro. Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.

1776085828_pengmarrjatirane.jpg

1776085748_pengmarrjanetirane.jpg

Magazina në XhafzotajDurrës ku u mbajt peng dhe u dhunua ndërtuesi

Sula është mbajtur gjithë natën në magazinë në Xhafzotaj, duke u dhunuar dhe më pas në mëngjes është lënë i lirë, me qëllim që të shkonte të merrte paratë për t’ua dorëzuar. Menjëherë pas lirimit, biznesmeni 32-vjeçar i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar me detaje të gjithë ngjarjen, duke i vënë në lëvizje për kapjen e autorëve. Identifikimi është bërë nga kamerat e sigurisë përgjatë zonave ku kanë kaluar pasi gjatë gjithë kohës kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

"Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”. Në kuadër të operacionit: -u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç; -u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare", njoftoi Policia. 

Pas kallëzimit të biznesmenit, Policia e Tiranës organizoi operacionin “Hijet”, në të cilin u arrestuan njëri prej vëllezërve, Kevin Neza dhe kushëriri, Hysen Neza, ndërsa në kërkim u shpall Jurgen Neza.

1776079866_operacionipolicorhijet.jpg

Momenti i arrestimit të një prej autorëve

Policia gjeti dhe sekuestroi 5 automjete luksoze, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme, të cilat do t’i shërbejnë në vijim hetimit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Të arrestuar 
Kevin Neza, 25 vjeç
Hysen Neza, 33 vjeç
Në kërkim
Jurgen Neza

Lajmi në përditësim

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
Morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës, Report Tv siguron foton e dy të rinjve! U hoqën si agjentë të BKH-së

1776085884_1776085809kevinhysen.jpg

Hysen dhe Kevin Neza

Report Tv ka siguruar foton e dy të rinjve, Hysen dhe Kevin Neza që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës.Të dy kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur Jurgen Neza.

Biznesmeni 32-vjeçar u mor peng pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku biznesmeni ishte duke konsumuar një kafe.  Sapo është larguar nga lokali dhe ka hyrë në një rrugicë, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze. Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e kanë detyruar të hipte në automjet.