Morën peng për drogën, akuza: 
150 vjet burg për 7 lazaratasit

Morën peng për drogën, akuza: <br />150 vjet burg për 7 lazaratasit
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënime të ashpra në mungesë për 7 persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të cilët në fillim të marsit 2012 akuzohen se kanë rrëmbyer dhe marrë peng  2 vëllezërit Ergest dhe Velo Shela nga Përmeti dhe Ergys Goxhaj.

Në seancën e sotme gjyqësore prokuroria ka kërkuar dënimin në mungesë përkatësisht:

22 vjet burg për Kasëm Buzheri
22 vjet burg për Bledar Muho 
22 vjet burg për Alfons Buzherin
20 vjet burg për Aleksandër Kalemin
22 vjet burg për Arbër Meçin
21 vjet burg për Bako Buzherin
21 vjet burg për Vullnet Buci.

Sipas prokurorisë më 4 mars 2012 tre të rinjtë janë rrëmbyer dhe janë keqtrajtuar fizikisht nga të pandehurit, pasi ata dyshonin se këta të tre kishin vjedhur lëndën narkotike të llojit hashash që kishin në pronësi, të pandehurit.
 
Nga hetimi dhe gjykimi i kësaj çështjeje penale rezulton se shtetasi Ergest Shele jeton me vëllain e tij Velo Shele alias Kosta Agora në qytetin e Përmetit.
 
PENGMARRJA E 4 MARSIT 2012
Sipas hetimeve Ergest Shele dhe Velo Shele alias Kosta Agora kanë zbritur në vendin e quajtur ‘’Ura e Lumit’’, ku janë takuar me të Aleksandër Kalemi, i cili ishte me një makinë tip ‘’Ford’’ me xhama të zinj. Ergest dhe Kosta kanë hipur në makinën e tij dhe të tre kanë shkuar tek lokal ‘’Fantazia’’ afër vendit të quajtur ‘’Qafa e Pazarit’’ në Gjirokastër, ku kanë qendruar rreth 15 minuta dhe me makinën e Aleksandrit kanë shkuar në drejtim të shkollës ‘’Naim Frashëri’’ në lagjen Dunavat.

Sapo kanë filluar të zbresin poshtë rrugës, janë ndaluar nga një automjet tip furgon me ngjyrë të bardhë me targa amerikane, që drejtohej nga Arbër Meçi. Në këtë kohë nga furgoni kanë dalë dhe Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët janë drejtuar vëllezërve Ergest dhe Kosta me fjalët: ‘’Mos lëvizni’’. Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë të dëmtuarin Ergest Shele duke i thënë: ‘’Më njeh mua...ju që donit të më vidhnit mallin mua’’. Më pas kanë goditur me grushta Ergestin dhe Kostën në trup duke i detyruar të hipin në një furgon me ngjyrë të bardhë dhe janë nisur drejt fshatit Lazarat.

Në afërsi të fshatit Kordhocë të dëmtuarit janë detyruar të hipin në automjetin e markës ‘’Audi Q7’’ me ngjyrë të zezë, që drejtohej nga i Alfons Buzheri dhe kanë vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat. Në furgon kanë hipur edhe Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe Aleksandër Kalemi. 

TORTURAT C'NJEREZORE, NXIRRNI MALLIN, KUSH E MORI
Të pandehurit i kanë çuar të dëmtuarit në një shtëpi të braktisur në fshatin Lazarat duke ushtruar ndaj tyre dhunë ç’njerëzore.
Alfons Buzheri i ka lidhur të dëmtuarin Ergest Shele këmbët dhe duart me tel cingato dhe ka filluar ta godasë me shkelma e grushta duke i thënë: ‘’Nxirrni mallin, kush e ka marrë’’. Më pas në dhomë kanë hyrë Bako Buzheri, Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe një person tjetër i paidentifikuar, të cilët kanë filluar ta godasin Ergestin me shkelma e grushta dhe i drejtoheshin me fjalët: ‘’ Ku e keni mallin’’. Në të njëjtën kohë të pandehurit godisnin edhe Velo Shele, të cilin më pas e kanë lënë të lirë duke e kërcënuar me jetën e të vëllait nëse kallëzonte në polici.
Alfons Buzheri ka vazhduar të godasë me shkelma e grushta Ergest Shele për ta detyruar që të pranonte se ‘’mallin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhaj dhe Alban Rustemin’’. Resul Goxhaj i njihte këta shtetas pasi kishte lidhje shoqërore me ta.
“Për shkak të dhunës fizike dhe psikike që të pandehurit kanë ushtruar ndaj të dëmtuarit Ergest Shele, ky është detyruar të pranojë që hashashin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhaj dhe Alban Rustemin. Pas disa orë torturash fizike, ai ka parë në dhomë të dëmtuarin Resul Goxhaj dhe të pandehurit Alfons Buzheri, Bako Buzheri, Vullnet Buci, Bledar Muho, Kasëm Buzheri bashkë me një person tjetër të paidentifikuar kanë filluar të godasin njëherësh Resulin. Për shkak të dhunës, i dëmtuari Resul Goxhaj është detyruar të pranojë se e ka vjedhur ai hashashin dhe pasi ka pohuar këtë fakt të pandehurit e kanë lënë të lirë. “- thuhet në pretencën eprokurorisë.

Më pas, të pandehurit kanë lënë të lirë Ergest Shele, i cili ka hipur në furgonin e linjës Gjirokastër-Përmet dhe rrugës është shoqëruar nga policia, ku ka kallëzuar.



(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim