'Arrest shtëpie' për pengmarrjen e taksistit, këshilltarja e shefes së ONM merr në 'sitë' vendimin e gjykatës

Detaje të reja kanë dalë në skenë për pengmarrjen  e taksistit Andi Vyshka në një lokal të Elbasanit, nga Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç, (pronar i lokalit dhe shoku i tij).  Masa e Sigurisë 'arrest shtëpie' për dy pengmarrësit duket se ka vënë në lëvizje Drejtoren e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për Reformën në Drejtësi, Ruiz Calavera.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Këshilltarja Ligjore e Genoveva Ruiz Calavera, ditën e djeshme për gati katër orë ka qenë në Gjykatën e Elbasanit për të marrë zyrtarisht vendimin e masës së sigurisë 'arrest shtëpie' që gjyqtari Tomor Kullollu ka dhënë ndaj dy pengmarrësve të taksisti Andi Vyshka, konkretisht Ertis Selami dhe Thanas Beko të cilët sipas asaj që pretendon Andi Vyshka e kanë marrë peng këtë të fundit.

Të nëjtat burime bëjnë me dije se Këshilltares së Cavaleras i është dashur të pres për katër orë deri sa vendimi të behej gati, pasi Gjyqtari kishte shpallur vetëm shkurtimin e vendimit, ndërsa atë të argumentuar nuk e kishte dorëzuar ende pranë Sekretarisë së Gjykatës. Përfaqësuesja e Cavalera ka pasur edhe njeë takim me kreun e policisë së Elbasanit, Arjan Muça.

Kujtojmë se Genoveva Ruiz Calavera, është Drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për Reformën në Drejtësi dhe Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, kryesuesja e misionit ndërkombëtar të monitorimit dhe mesa duket vendimi për masën e sigurisë 'Arrest shtëpie' për dy pengmarrësit ka ngritur dyshime.

Nga ana tjetër vetë taksisti i marrë peng, Andi Vyshka është kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka. Dy personat e lënë në 'arrest shtëpie' pasi kanë marrë peng Vyshkës i kanë marrë edhe një shumë prej 2 mijë eruosh që ky i fundit ka deklaruar se i kishte për të paguar shkollën e vajzës.

Report Tv ka mundur të zbardh edhe dëshminë e Andi Vyshkës i cili ka thënë se pengmarrësit e kishin detyruar me zor që të pinte birra dhe kokainë.  Për sa i përket masës së sigurisë të dhënë nga gjykata, Prokuroria e Elbasanit ka bërë me dije se do të apelojë vendimin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë