-
'Arrest shtëpie' për pengmarrjen e taksistit, këshilltarja e shefes së ONM merr në 'sitë' vendimin e gjykatës
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Këshilltarja Ligjore e Genoveva Ruiz Calavera, ditën e djeshme për gati katër orë ka qenë në Gjykatën e Elbasanit për të marrë zyrtarisht vendimin e masës së sigurisë 'arrest shtëpie' që gjyqtari Tomor Kullollu ka dhënë ndaj dy pengmarrësve të taksisti Andi Vyshka, konkretisht Ertis Selami dhe Thanas Beko të cilët sipas asaj që pretendon Andi Vyshka e kanë marrë peng këtë të fundit.
11 Shtator 2019, 11:46 -
E morën peng taksistin dhe e 'ngopën' me birra e kokainë! Akuza apelon vendimin e lirimit për autorët
Megjithëse gjykata e Elbasanit vendosi të mos mbyllë në burg por të izolojë në “arrest shtëpie” Thanas Bekon dhe shokun e tij Erist Selami, të cilët akuzohen për pengmarje e taksistit Andi Vyshka dhe vjedhjen e 2 mijë eurove që ai kishte me vete, mësohet se prokuroria do apelojë vendimin e gjykatës.
10 Shtator 2019, 20:35