Morena Taraku dhe Blero përfundojnë
xhirimet e klipit “My Love”

Morena Taraku dhe Blero përfundojnë<br />xhirimet e klipit “My Love”
Pak kohë më parë u diskutua se bukuroshja shqiptare, Morena Taraku, përveç modës do ta provojë veten edhe në muzikë.

Morena ka përgatitur një klip mjaft interesant në bashkëpunim me këngëtarin Blero.

Pritet që shumë shpejt ato të publikojnë klipin e këngës "My Love”.

Sipas mediave kosovare mësohet se xhirimet kanë përfunduar dhe se projekti i ri është në fazën finale të punës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe Blero në rrjetin social “Instagram”.

morena taraku

Ata nuk kanë zbuluar asgjë më shumë rreth këtij projekti, por besohet se kënga është një baladë.

Videoklipi është punuar nga kompania “Elephant”, e cila është kujdesur për të krijuar një ngjarje interesante.

Ky videoklip pritet të jetë një prej projekteve më të mira në 10 vitet e fundit në sferën e videoklipeve, e po ashtu shihet si konkurrues e favorit i madh për "Videofestin 2014" bashkë me videoklipin e Ledrit, “100 Probleme”.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar