GJKKO ka dënuar me 3 vite burg policin Sokol Canameti i cili akuzohet se mori ryshfet 2 mijë euro për të liruar një person që e kapi me drogë. Canameti pëfiton ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burg. Ndërsa për 5 vite nuk do ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike.
Gjithashtu GJKKO ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg shërbim prove Erjon Kuzarin dhe Flatin Kuzarin, të cilët po ashtu përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 8 muaj burg. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, të 2 këta përfitojnë pezullim të dënimit me 8 muaj burg dhe zëvendësimin e dënimit me kryerjen e shërbimit të provës për 1 vit e 4 muaj.
Sipas SPAK, Erjon dhe Flatin Kuzari, në 10 tetor të vitit 2022 i kishin dhënë paratë Canametit në këmbim të lënies të lirë të Erjon Kuzarit, i kapur nga policia me kokainë një ditë më përpara.
Akuzat ndaj të pandehurve:
Sokol Canameti, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal;
Erjon Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe,
Flatin Kuzari, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.6%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1532
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I pandehur për deklarim të rremë pasurie, Dogjani kërkon pushimin e çështjes në seancë paraprake: Apartamentin e përfitova nga konsulenca, s’e pagova cash
10 Janar, 13:08
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët
9 Janar, 19:57
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon të rrëfehet në GJKKO: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Ndërhynë për të më nxjerrë nga burgu
9 Janar, 19:05
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, pas 1 viti pezullim, GJKKO nis gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit 'Golden'
8 Janar, 14:42
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Debati në ‘Studio Live’, Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë! Basha: Puna e SPAK me pikëpyetje! Bala: Deklaratat e Metës absurde, i dha mesazh dhe Kryemadhit!
7 Janar, 18:12
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17