Mori 20 shishe vodka nga Putin, KE: Berlusconi ka shkelur sanksionet ndaj Rusisë, dhuratat nuk bëjnë përjashtim

Mori 20 shishe vodka nga Putin, KE: Berlusconi ka shkelur sanksionet ndaj Rusisë, dhuratat nuk bëjnë përjashtim

Një zëdhënës i Komisionit Europian ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi se ka marrë dhuratë 20 shishe vodka nga presidenti rus Vladimir Putin. Zëdhënësi i KE ka thënë për një gazetare se Berlusconi ka shkelur sanksionet e vënë ndaj Rusisë, pasi ndalohet importi i mallrave ruse, përfshirë edhe dhuratat.

"Paketa e pestë e sanksioneve, e rënë dakord në prill 2022, zgjati ndalimin e importit të mallrave nga Rusia në alkool, përfshirë vodkën. Nuk ka asnjë përjashtim për dhuratat. Edhe një herë ju kujtojmë se shtetet anëtare janë përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve të BE-së. Komisioni Evropian nuk vlerëson rastet individuale të aplikimit të sanksioneve”, saktëson ai.


Lajmi kryesor:

Thellohet skandali Berlusconi në Itali, publikohet përgjimi i ri: Lufta është faji i rezistencës ukrainase! Putin do mbaronte punë shpejt


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit