Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, GJKKO cakton arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest shtëpie për avokatin Petraq Semani, i cili sipas SPAK ka marrë rreth 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësim dënimi. Sipas SPAK avokati ka marrë ndaj Ll.D dhe S.D, shumë prej rreth 25 mijë eurosh, duke u premtuar se do të ndikojë tek gjyqtarët të cilët po shqyrtonin çështjen e Ll.D, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen, për favorizimin e tij në masën e dënimit.

Marrja e ryshfetit është regjistruar me audio dhe video nga personat që ia kanë dhënë!
Shuma prej 9550 euro, sipas SPAK, nga Petraq Semani, është marrë në banesën e Ll.D, dhe kjo është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i këtij të fundit, më datë 6 mars 2019. Po sipas Prokurorisë së Posaçme, shuma tjetër sipas deklarimeve të S.D, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë.

Më 11 shkurt të 2020, gjykata e Rrethit në Korçë, ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll.D, për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, dhe është dënuar 15 vjet burgim, e njëjta masë dënimi sikurse ishte dënuar herë ne pare me vendimin e datës 8 janar 2018, por nga gjykata në Korçë.

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, Petraq Semani, i ka kthyer S. D., shumën prej 8000 Euro, ndërsa pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer.

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera, në kuadër të këtij procedimi pena, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Petraq Semani ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’.

Kështu me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur më 18 shkurt, caktimin e masës “Arrest në shtëpi”, ndaj avokatit, i cili po hetohet për veprën penale“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?