Mirëpo, menjëherë pas deklarimit të vendimit, në rrethana të paqarta, gjyqtarja Andrea duket se wshtw vënë në dijeni të hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila tashmë kishte dokumentuar të gjitha veprimet korruptive të saj dhe bashkëshortit Odhise Andrea. Menjëherë pas kësaj, gjyqtarja së bashku me bashkëshortin e saj, janë larguar nga vendi me qëllimin e vetëm për t’u shpëtuar prangave të policisë. Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme ka vepruar duke ju drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkrsë për caktimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren Andrea dhe arrest me burg për burrin e saj Odhise Andrea, palët në proces Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, si dhe ndërmjetësin Petraq Dashi.Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Lartë.
Ky është rasti i parë që Gjykata e Lartë merr një vendim duke caktuar masë sigurimi për anwtarin e vet.
Kërkesa e prokurorisë
Në mbrëmjen e të shtunës, me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, e dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”. Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, si edhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”,në bashkëpunim dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve”, në bashkëpunim. Masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk ishte mundur të ekzekutohej, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tyre.
Tre arrestimet në mbrëmje
Ndërkohë, janë arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit tre të dyshuarit: Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino. Këta tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone, që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.
Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale. Pasi është konstatuar se në veprime të dyshimta korruptive rezulton e përfshirë edhe një gjyqtare e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompentente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese.
40 hektarë tokë e kontrata 50 mijë euro
Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e pronwsisw mbi një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit. Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë. I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me shtetasin Odhise Andrea. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë.
Në vijim të kontakteve ndërmjet personave të përfshirë, i dyshuari Petraq Dashi nënshkruan një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro. Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino. Një ditë pas dhënies së parave, konkretisht në datë 12 korrik 2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Në këto kushte, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve” dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve”. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi kërkesat e saj në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi,masat e sigurimit për shtetasit Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi u ekzekutuan nga ana e Policisë së Shtetit, pasditen e së shtunës.
Gjyqtarja e burri në kërkim
Ndërkohë, është shpallur në kërkim gjyqtarja Majlinda Andrea dhe Odhise Andrea, i cili aktualisht mban detyrën e Këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, i përcillet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Personat në korrupsion
Majlinda Andrea gjyqtare në Gjykatën e Lartë, u vendos masa e sigurimit “pezullim nga detyra”.
Odhise Andrea, bashkëshort i gjyqtares, u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në cilësinë e përfituesit të pronës, u vendos masa e sigurimit “Arrest në burg”.
Petraq Dashi i dyshuar si personi që ka shërbyer si sekser është vendosur masa e “Arrestit në burg”.
Pasuaria e Majlinda Andrea dhe bashkëshortit
Të ardhura neto pasi ka është paguar tatimi mbi të ardhurën personale dhe kontributet 1 576316 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) Lekë.
Shtesë nga interesat vjetore 162 euro.
Shtesë një depozite nga interesat bankare 68 euro.
Bashkëshorti zoti Odhise Andrea paga pranë Kuvendit të Shqipërisë si Këshilltar 1 129 734 (një milion e njëqind e njëzet e nëntë mijë e shtatëiqind e tridhjetë e katër) Lekë.
Paga e djalit zoti Kristi Andrea pranë shoqërisë GranitImport–AL shpk 798 000 (shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë.
Bashkëshorti si ortak pasiv ka marrë divident për vitin 2014 nga shoqëria GranitImport–AL shpk në vlerën 2 150 000 (dy milion e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
Të ardhura nga shitja e një automjeti 5 000 euro.
Shtesë nga interesat vjetore 162 euro.
Shtesë një depozite nga interesat bankare 68 euro.
Shtesë bankare në depozitë e krijuar nga të ardhura të antarëve të familjes plus 22 000 euro.
Gjendje llogari bankare 71 800 lekë.
Tërheqje nga një depozitë në të vlerës 30 000 euro për blerje të një apartamenti në tiranë në shkurt në 2015.
Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortit gjendje 59 768 lekë


(Në rreth të kuq Odise Andrea)
Deklarata e Plotë
Me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, e dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve....”. Gjithashtu, Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea, si edhe për 3 shtetas të tjerë, të dyshuar për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve....”, në bashkëpunim dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve...”, në bashkëpunim.
Masa e sigurimit për bashkëshortët Andrea nuk është mundur të ekzekutohet, pasi ata janë larguar jashtë Shqipërisë pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit ndaj tyre. Ndërkohë, janë arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit, tre të dyshuarit Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.
Këta tre shtetas dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea 50 mijë euro për të dhënë një vendim në favor të tyre, në një proces njohjeje prone që ishte në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Shuma e parave dyshohet se i është dhënë gjyqtares nëpërmjet bashkëshortit të saj, Odhise Andrea.
Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale. Pasi është konstatuar se në veprime të dyshimta korruptive rezulton e përfshirë edhe një gjyqtare e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompentente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese.
Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë. I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me shtetasin Odhise Andrea. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë.
Në vijim të kontakteve ndërmjet personave të përfshirë, i dyshuari Petraq Dashi nënshkruan një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.
Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino.
Një ditë pas dhënies së parave, konkretisht në datë 12.07.2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të shtetasve Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.
Në këto kushte, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve...” dhe “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve....”. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi kërkesat e saj në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi, si më poshtë:
Për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve....”, në bashkëpunim
- Për të dyshuarën Majlinda Andrea, gjyqtare në Gjykatën e Lartë, u vendos masa e sigurimit “pezullim nga detyra”.
- Për të dyshuarin Odhise Andrea, bashkëshort i gjyqtares, u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg”
Po ashtu, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve...”, në bashkëpunim
- Për të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në cilësinë e përfituesit të pronës, u vendos masa e sigurimit “Arrest në burg”
- E njëjta masë sigurimi, ajo e “arrestit në burg” u vendos edhe për shtetasin Petraq Dashi, i dyshuar si ndërmjetës për dhënien e parave.
Masat e sigurimit për shtetasit Ilia Çabiri, Eleni Lino dhe Petraq Dashi u ekzekutuan nga ana e Policisë së Shtetit, pasditen e së shtunës, datë 16.07.2016.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi Odhise Andrea, i cili aktualisht mban detyrën e Këshilltarit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.
Vendimi për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, i përcillet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
