Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi

TIRANË Altin Dumani, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ishte sot (21 janar 2025)  palë në seancen gjyqësore publike të zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm te Apelimit, Apelin e Vetting-ut, për subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi, prokuror në prokurorinë e Tiranës. 

Me mbarimin e mandatit të Komisionerëve Publikë më 31 dhjetor 2024, sipas nenit 179/b, pika 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 199, paragrafi i 2-të i Kodit të Procedurës Civile, u bë kalimi procedural i palës “Komisioner Publik”, tek “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme”.

Në seancën e sotme, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme paraqiti shkaqet e ankimit për të trija kriteret e rivlerësimit, të pasurisë, figurës dhe të aftësive profesionale që lidhen me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi. Dumani i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të konfirmimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Valentin Preçi.

Në maj 2024, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurorit të prokurorisë së Tiranës, Valentin Preçi. Në dosjen e Komisionerit thuhet se prokurori udhëtoi 10 - 11 herë në SHBA dhe se dy udhëtime i kishte bërë në Mal të Zi dhe Prizren me vëllezërit Frroku 

Fakti që Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të vijojë të jetë palë në procesin e vetting-ut, do të jetë një garanci që procesi do të mbikqyret dhe do të vijojë të zhvillohet në menyrë rigoroze, edhe pse është në fazën përmbyllëse të tij.

Kolegji duhet të përfundojë shqyrtimin e rreth 120 çështjeve të mbetura deri ne qershor të vitit 2026, kur i mbaron edhe mandati kushtetues.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit

‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit