Një mekanik shqiptar i cili u kap në Irlandë duke marrë një çantë me kokainë me vlerë 139 mijë euro, është dënuar me 2 vite burg. Kur policia e Dublinit, i kërkoi të dorëzonte çantën që kishte marrë nga personi tjetër, Xhevair Ibraj dorëzoi fillimisht një qese me patate, por oficeri dalloi çantën me kokainë që mekaniku tentoi të fshihte.
Mediat e huaja shkruajnë se bashkëpunëtori i tij u dënua me 4 vite burg. Ndërsa gjatë seancës në gjykatë, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se Xhevair Ibraj jetonte prej 14 vitesh në Irlandë dhe se nuk kishte asnjë precedent të mëparshëm penal pasi punonte si mekanik.