Mori peng biznesmenin për borxhin 25 mijë euro, lihet në burg Alban Bejo! Dëshmia: E thirrëm për t'i kërkuar paratë që i kishte marrë vëllait

Mori peng biznesmenin për borxhin 25 mijë euro, lihet në burg Alban Bejo! Dëshmia: E thirrëm për t'i kërkuar paratë që i kishte marrë vëllait

Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për Alban Bejo i cili bashkë me vëllain e tij Fatmir Bejon që ndodhet në kërkim, morën peng biznesmenin Gjergji Fela me pretendimin e një borxhi 25 mijë euro.  Alban Bejo ka pretenduar para togave të zeza të dhomës penale, se nuk e kanë marrë peng 47-vjeçarin që ishte biznesmen në fushën e ndërtimit, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.

"Kontaktuam për tu takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kemi thirrur vetëm për t’i kërkuar paratë tona, se kemi marrë peng", tha Bejo.

Alban Bejo ra në pranga të efektivëve të Komisariatit nr.6 ndërsa për Fatmir Bejon masa është vendosur në mungesë për shkak se ende nuk është arrestuar. Vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47 vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se  u kishte borxh një shumë parash. Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk rezulton i skeduar për veprimtari kriminale.

Fatmir Bejo

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës