Tiranë/ Merr peng gruan farmaciste dhe e dhunon, arrestohet 33-vjeçari! Bashkëshortja: Ishte xheloz, donte të më mbante në shtëpi

TIRANË- A.SH, 33-vjeç ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi mori peng bashkëshorten e tij si dhe e dhunoi fizikisht. Mësohet se 33-vjeçari e kishte marrë me forcë gruan nga vendi ku punonte dhe e çoi në një lokal pa dëshirën e saj, pas kësaj e ka rrahur.

Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se bashkëshortja e A. Sh. ishte e punësuar në një farmaci në kryeqytet. 33-vjeçari pasi ka shkuar e ka marrë me forcë nga farmacia i ka kërkuar që të riktheheshin bashkë dhe ta falte. Por, sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë dhe kjo ishte arsyeja pse e dhunonte duke qenë se donte ta mbante në shtëpi.

33-vjeçari akuzohet për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Si ndodhi ngjarja
A.Sh, 33-vjeç ishte i ndaluar nga gjykata për t'iu afruar bashkëshortes. Kjo e fundit, prej gjashtë muajsh kishte urdhër-mbrojtje. I riu shkoi në ambientet e punës dhe e ka kërkuar në çdo cep të tyre derisa e ka gjetur. Fillmisht gruaja është fshehur, por 31-vjeçari ka mundur ta gjej dhe menjëherë e ka tërhequr dhunshëm dhe e ka futur në makinë. Aty mësohet se e ka dhunuar, goditur në pjesë të ndryshme të trupit. Pas incidentit në vendin e punës, kolegët e saj kanë njoftuar policinë, e cila ka mundur ta lokalizoj brenda territorit të Komisariatit nr. 4 dhe të arrestoj 33-vjeçarin dhe të liroj gruan e tij, duke shmangur në këtë formë një ngjarje të mundshme kriminale.

Motivet e të gjithë zënkave mes tyre mësohet se janë vetëm për shkak të xhelozisë. Prej kohës që gruaja ka qenë me urdhër mbrojtje kanë jetuar në shtëpi të ndryshme, por herë pas here e ka kërcënuar, dhunuar e debatuar. Gruaja është pajisur gjatë ditës së djeshme sërish me urdhër mbrojtje, teksa 33-vjeçari i do të dalë para gjykatës për masë sigurie në vijim për akuzat "heqje të paligjshme të lirisë", "dhunë në familje" dhe "veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?