Mori peng një person në Sarandë dhe kërkoi 4 mijë euro për lirimin e tij, arrestohet dhe ekstradohet nga Greqia pengmarrësi

Mori peng një person në Sarandë dhe kërkoi 4 mijë euro për lirimin e tij, arrestohet dhe ekstradohet nga Greqia pengmarrësi

Një 29-vjeçar është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar në Shqipëri, ku do të vuaj dënimin "arrest me burg" pasi ka marrë peng një person në 2019 në Sarandë. Në pranga u vu Besmir Xhokrosa, 29 vjeç, i lindur në Burrel, pas bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, duke u ekstraduar më pas në Shqipëri.  

Në 2019, Besmir Xhokrosa në bashkëpunim me një person tjetër, ka rrëmbyer në qytetin e Sarandës, Behar Zemazdaja dhe e ka mbajtur peng në Fushë-Krujë. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së personit të rrëmbyer 4000 euro për lirimin e pengut.

Pas zbulimit dhe lirimit të pengut, 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana dhe falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Më herët gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur për pengmarrësin masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin

Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin