Mori peng të riun në kazino dhe më pas e braktisën në rrugë! Merr fund arratia 6 vjeçare e vlonjatit! Policia i vë prangat

VLORË- Arratia e për një 44-vjeçar nga Vlora ka marrë fund pas 6 vitesh. Miky Ibrahimi është vënë në prangat e policisë, pasi është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vjet burgim, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Bëhet fjalë për ngjarjen e rregjistruar në tetor të 2015, ku Miky Ibrahimi së bashku me disa shokë të tij, më konkretisht me Xhorxho Çeçi, Juljan Habili, Besnik Dalipaj (të arrestuar në 2015)  dhe Klaudio Bylyshaj, Mateo Rama (ende në kërkim) kanë marrë peng një person në kazino.

Të 6 këta persona kanë marrë me forcë nga një kazino në Vlorë, 24-vjeçarin me iniciale D.S., të cilin e kanë futur në një makinë, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë braktisur në rrugë. Policia e Vlorës aso kohe sekuestroi edhe  automjetin tip ‘Ford’ me targa AA 075 HM në pronësi të autorëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi