Mori pjesë në fushatën e PS
shkarkohet Drejtoresha e Punësimit, Tiranë

Mori pjesë në fushatën e PS<br />shkarkohet Drejtoresha e Punësimit, Tiranë
TIRANE-Pas shkarkimit të Drejtorit të Postës, Majlind Lazimi, tjetër shkarkim në nivel drejtorësh për shkak të pjesëmarrjes në fushatë elektorale.

Marisa Kaçori është shkarkuar nga posti i Drejtoreshës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit ,Tiranë, me motivacionin se ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Marisa Kaçori është shkarkuar me urdhër të Ministres teknike të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha.

"Në kuadër të masave të marra për parandalimin e angazhimit të punonjësve të administratës publike në aktivite elektorale, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Xhulieta Kërtusha ka firmosur sot propozimin për largim nga puna të drejtoreshës rajonale të Shërbimit Kombëtar të punësimit, Tiranë.

Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Artur Mickaj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të znj. Marisa Kaçori me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve për të garantuar mospërdorimin e administratës publike në fushatën zgjedhore si një kusht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme", shkruan Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në urdhërin e Kryeministrit nr. 65 datë 12.05.2017 “ Për marrjen e masave për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, të çdo niveli, për zgjedhjet e Kuvendit.

Për të garantuar një zbatim të plotë të kuadrit ligjor në fuqi dhe urdhërit të Kryeministrit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë bën me dije se është duke verifikuar të gjitha rastet e denoncuara për pjesëmarrjen e punonjësve të administratës në aktivitetet e fushatës elektorale.

Kertusha kerkon pezullimin nga puna te punonjesve qe kandidojne per deputete
Ndërkohë Ministrja e Kërtusha i ka rekomanduar të gjitha institucioneve në varësi që të krijojnë një regjistër të posaçëm për monitorimin e prezencës në punë të punonjësve. 
Gjithashtu kërkohet pezullimi nga puna deri në përfundim procesit zgjedhor, i atyre punonjësve të administratës të cilët kandidojnë në këto zgjedhje parlamentare.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime