Katër ditë pasi ish-kryetari i Bashkisë së New York mori shtetësinë shqiptare, Eric Adams është regjistruar si banor i Njësisë Nr. 2 në Tiranë.
Ndër të tjera siç duket edhe nga fotoja e mësipërme Admas ka aplikuar edhe për pasaportë.
Florian Pullazi, kreu i njësisë administrative nr.2 Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve.
“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams.
Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve - sot, shqiptar me pasaportë - përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.
Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA. Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet!”, shkruan Florian Pullazi, kreu i njësisë administrative nr.2 Tiranë.
Gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryebashkiakut të New York Adams e ka shprehur vazhdimisht simpatinë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Komente












Cfar merite ka per te marr neneshtetsine Shqiptare duke mos jetuar asnje dite ne Shqiperi?!
PërgjigjuO shok ky do hedhi kanditaturen per kryetar bashkije ne tiron o daj .ka ardh me qellim jo padashje.o toniiii