Ish-kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Erik Adams, ka marrë shtetësinë shqiptare.
Vendimi për marrjen e shtetësisë prej tij është publikuar në fletoren zyrtare, pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj.
Nuk janë bërë publike ende detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë për kryebashkiakun e New York.
Në dekret thuhet vetëm se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesën e tij. Adams ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të vitit 2025, ku u takua dhe me kryeministrin Rama.
Kujtojmë se Adams e ka shprehur edhe më parë simpatinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryebashkiakut të New York.

Komente







