Morinë-Një 36 vjeçar kosovar është proceduar pasi tentoi të fuste në Shqipëri 18 000 euro, të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës.

Në anën shqiptare makina tip golf e kosovarit është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi, informoi sot policia e Kukësit.

Ndaj D.M banues në Mamushë, Kosovë, është referuar akuza  "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".