Morinë, parandalohet trafikimi i të
miturës për prostitucion në Kosovë

Morinë, parandalohet trafikimi i të<br />miturës për prostitucion në Kosovë
KUKËS - Një 17-vjeçare nga Elbasani që do trafikohej drejt Kosovës është shpëtuar në momentin e fundit nga punonjësit e policisë në pikën kufitare të Morinit në Kukës. 

E mitura me iniciale E.Z do të shfrytëzohej për prostitucion, ndërkohë lidhur me këtë operacion në prangat e policisë kanë rënë Bylbyl Iseni, 36 vjeç nga Prishtina dhe Albert Dobratiqi 33 vjeç po banues në Prishtinë.

Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin me iniciale P.B banues në Elbasan dhe 19-vjeçaren A.S po nga Elbasani. 

“Katër personat e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kalojnë kufirin me Kosovën në Morinë, me shtetasen e mitur E. Z,17 vjeçe banuese Elbasan, me qëllim trafikimin e saj për në Kosovë për shfrytëzim të prostitucionit nëpërmjet formave të tjera të shfrytëzimit seksual e të punës”, - thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit. 

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Kukës për veprën penale “Trafikim i të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit, kryer në bashkëpunim”.
 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve

Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve