Morinë, terminali i ri doganor Cani:
Korridor i përbashkët me Kosovën

Morinë, terminali i ri doganor Cani:<br />Korridor i përbashkët me Kosovën
Në Kukës,Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka inspektuar sot punimet e terminalit të ri në pikën doganore të Morinit.

Minsitri Cani theksoi se qeveria shqiptare po vijon të investojë për përmirësimin e infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar ku në Morinë po bëhet investimi i radhës. 

Cani tha se ky investim do të bëjë që, jo vetëm për sipërmarrjen, por edhe për ata dhjetëra-mijërave shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, - veçanërisht në kohën e verës, - të mos kenë asnjë dallim dhe asnjë pengesë në kalim.

Ky investim prej rreth 600 mijë dollarësh ka të bëjë me zgjerimin e rrugës dhe shtimin e pikave të kontollit në doganë.  

Investimi në fjalë do të krijojë kushte për një korridor të përbashkët doganorë duke sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në tregtinë mes dy vendeve.

Ky nuk do të jetë invesitmi i vetëm në këtë pikë doganore pasi brenda dy viteve të ardhshme do të ketë zgjerim të terminalit edhe në palën shqiptare edhe  me 6 korsi të tjera dhe një godinë e re doganore me parametra bashkëhore.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve