TIRANE- Ambasadorja franceze kritikon ashpër partitë shqiptare për pjesëmarrjen e ulët të gruas në politikë. Ambasadorja franceze e akredituar në Tiranë, Christine Moro' (foto) ishte sot në Shkodër në një takimi me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në universitetin “Luigj Gurakuqi ku komentoi edhe përfshirjen e femrave në listat kandidate për deputete në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Partite politike janë të gatshme të paguajnë gjoba, vetëm që të mos respektojnë ligjet për këtë çështje. Shpresojmë që në listat e kandidatëve për deputet, që ende nuk kanë përfunduar të ketë një rritje të pjesëmarrjes së femrave”, u shpreh ambasadorja Moro.
Ambasadorja franceze ishte në Shkodër në një takim me studentet në lidhje me “Barazinë Gjinore”. Ajo evidentoi cështjet shqetësuese për barazinë gjinore ku theksoi se problemi më i rëndë, dhe më tronditës është dhuna ndaj grave, në veçanti dhuna brenda familjes. Çështja e dytë shqetësuese sipas ambasadores, e cila nuk ka lidhje vetëm me shqipërinë por edhe me Francën, është mundësia për të pasur një barazi ekonomike mes burrave dhe grave sepse akoma në shumë raste gratë bëjnë punë më të vështira, janë më të prekura nga papunësia, paguhen më pak se burrat. Ndërsa çështja e tretë është respektimi i barazisë. Më pas takimi ka vijuar me pyetje nga studentet drejtuar ambasadores Moro.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com