PD-PS përplasen te 'Ligjet' për Xhafajn, Ulsi Manja: Koha e 'Babales' mbaroi

Ka nisur me tensione dhe debate të ashpra mbledhja e komisionit parlamentar të ligjeve. Opozita kërkoi diskutime jashtë rendit të ditës për çështjen "Xhafaj". Në debate u përfshirë deputetët e PD Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu me kryetarin e komisionit Ulsi Manja. Ky i fundit nuk lejoi diskutime jashtë rendit të ditës.

Në debate u përfshi edhe deputeti Klevis Balliu i cili iu drejtua Manjës se po sillej si karagjoz, ndërsa kreu i Ligjeve iu përgjigj se karagjozin të shkojë dhe ta tregojë në vend tjetër.

Debati te "Ligjet"

Gent Strazimiri: Kalendari nuk permban ceshtjen me te rendesishme si ceshtja "Xhafaj". Ka 10 dite me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga një narkoqeveri me një narko kooperturë, me një narkoqeveri. Qeveria u kap me pras në duar.

Oerd Bylykbashi: Ministri i Brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të, për trafik të lëndëve narkotike.

Klevis Balliu: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu.

Ulsi Manja: Karagjozin shko dhe tregoje në vend tjetër....

Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm mbron krimin në qeveri.

Klevis Balliu: I keni nxjerrë te gjithë mafioze, gazetarët, opozita, ndërkohë që i keni mafiozët te partia juaj. Njërin e vratë në burg. Pasi i droguat, shqiptarët po i vrisni.

Bardh Spahia: E turpshme, bëheni palë me krimin, jeni bere palaço.

Ulsi Manja: Si e kishte ai "Babalja"...?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën... Ky nuk është komisioni i "Babaljes", por është komisioni i ligjeve.

Luçiano Boçi: Ulsi, je bërë si Gramozi.

Boçi-Felajt: Rregulloje Ulsin se ke qenë e marrëdhënieve me Parlamentin.

Bardh Spahia: Mysafirët e këtij komisioni nuk jam unë. Por kriminelët që sollët ju në parlament.

Bylykbashi: Xhafaj ka kontribut kryesor në mbushjen e burgut të Spaçit. Xhafaj është avokati më i mirë i krimit të organizuar.

Fino-Boçit: A zgjidhni gjë këtu? Se ne nuk kemi gjë në dorë. Bëni zhurmë këtu.

Klevis Balliu: Dje mbronit Saimir Tahirin, sot e keni në arrest shtëpie. Jeni bërë palaço. Pse iku në Itali Agron Xhafaj?

Pas debateve opozita bojkoton mbledhjen
Pas debateve të ashpra, opozita ka bojkotuar mbledhjen e komisionit të Ligjeve, ndërsa maxhoranca ka vijuar e vetme shqyrtimin e projektligjit për "Profesionin e Avokatit" në Republikën e Shqipërisë. "Ora e gallatës mbaroi, ora e "Babales" mbaroi", tha Ulsi Manja teksa deputetët e PD dhe LSI linin karriget e Komisionit të Ligjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/05/2018 18:03

    Mjerë ore mjerë Shqipëria cila klasë politike e mban për gryke. Fëmijët e shtazës PPSH. Fundërrina e fundërrinave, mjerë!

    Përgjigju
  • Kalipeci: 21/05/2018 12:36

    Qenkan cmendur kta te PD por a e kane kuptuar qe i jane merzitur popullit me kto qe bejn.

    Përgjigju
  • Greta: 21/05/2018 12:32

    Nje pyetje kam une. A e dine kta zoterinjt qe i vendosin njoll te zeze Shqiperise ne bote me kto budalleqe qe bejn.

    Përgjigju
  • kela: 21/05/2018 12:29

    O zoteri ju kemi zgjedhur qe te jeni alternativ dhe jo alternativ bllokimi.

    Përgjigju
  • Lupi: 21/05/2018 12:28

    Obobo si jane kta te PD amsn o zot na rruajt. Me ate komisar Berishen qe kane ne krye.

    Përgjigju
  • Justic: 21/05/2018 12:28

    Aman se na e kane shpifur kta te PD. Vetem te bllokojn e kane mendjen.

    Përgjigju
  • Babolja: 21/05/2018 11:50

    Balliu Junior flet per karagjozllek? Hahahaha po ai eshte i semure mendor, investigoni o media investigoni, gjejini kartelen klinike. Aty ka dhe anamnzen, eshte gjenetike. Perse nuk publikoni qe Balliu plak me pjellen tjeter e tij, te bijen, kane kryer punime ne fabriken e vdekjes ne Gerdec? Tregojuni njerezve se kush jane keta qe therrasin per protesta? Strazimiri thote qe pergjimi eshte autentik. Shume mire, thirreni ne prokurori meqe ka bere ekspertizen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv