Në përkujtimin e 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, kreu i PDIU ka bërë thirrje që në këtë kohë tashmë dy popujt ai shqiptar dhe ai grek duhet të lënë pas të shikuarën dhe të jetojnë si fqinjë të mirë dhe të punojnë së bashku.
"Sot thirrja "Mos e harro Çamërinë" i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë", tha Idrizi.
Shpëtim Idrizi i bëri thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis që të merrte shembull nga i ati, i cili në 1992 në bisedime me kryeministrin Meksi në atë kohë pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështjet pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi.
"Në radhë të parë ky mesazh i drejtohet qeverisë greke që të mos bëhet bartëse e ekstremizmit grek. Dua t'i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis, babai i tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, në bisedime me kryeministrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait", tha Idrizi.
Gjatë 'Javës Çame', Idrizi tha se nuk duhen harruar ajo që iu bë shqiptarëve të Çamërisë, pasi harresa është një vrasje tjetër për ta, ndërsa shtoi se "qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbulojnë me harresë Çështjen Çame, vuajtjet, sakrificat, flijimet, do të thotë ta kthesh çështjen shqiptare të Çamërisë në një varrezë të vetëdijes kombëtare dhe të shqiptarisë".
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
5.3%
Vota total: 190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kretë/ Plagosi me armë 3 grekë gjatë 'festës së beqarisë', arrestohet pas 2 vitesh 'Nardi', bosi shqiptar i krimit dhe kontrollit të lokaleve të natës
17 Mars, 16:09
-
'S'janë miqësore por si finale', Bushi për listën e Kombëtares U-21: I kisha në listë, 2 lojtarë gënjyen! Zgjodhën Kosovën
17 Mars, 14:46
-
HiStory/ Çamëria e rrëfyer nga historianët grekë, si ka ndryshuar narrativa dhe fajësimi i shtetit të tyre
14 Mars, 22:55
-
Protestat masive dhe mocioni i mosbesimit, Mitsotakis ndryshon kabinetin qeveritar
14 Mars, 11:56
-
Zhvillime pas kuintave në PD, Idrizi shfaqet papritur në seli. Çfarë po ndodh me listat ?
13 Mars, 00:07
-
Idrizi dhe Dule bashkë në koalicion, por asnjëherë bashkë për çështjen e Çamërisë! Ja çfarë iu sygjeron Chat GPT
10 Mars, 15:16
-
Berisha prezanton ‘Shqipërinë Madhështore’ dhe merret me mustaqet e Kujtim Gjuzit: Jepja, se çmendet Rama për to! Idrizi mungon, Jenisheri pa 'ftesë' (VIDEO)
10 Mars, 13:28
-
Morali i ‘Shqipërisë madhështore’, kur çamët dhe grekët ‘puthen’ te Berisha
4 Mars, 21:43
-
Kush janë aleatët e Berishës për zgjedhjet e 11 majit! Bashkimi absurd i çamëve me grekët dhe një seri me forca politike të panjohura! Meta më i ‘përkëdheluri’
4 Mars, 17:46
-
Zgjedhjet/ Negociatat me Idrizin mbajnë 'peng' deri në minutat e fundit koalicionin e PD me aleatët!
3 Mars, 22:59
-
Kombëtarja U-21 miqësore me Greqinë në mars
25 Shkurt, 11:17
-
Zgjedhjet/ Basha kërkesë KQZ-së për regjistrim me Koalicionin Euroatlantik, por pa hequr dorë nga PD! ‘Djathtas 1912’ dhe PDIU partitë e radhës, 29 në total! Nesër në mesnatë mbaron afati (LISTA)
24 Shkurt, 10:04
Berisha te dha fjalen Meta te premtoi por nuk kishte mare emrin Skenderbe dhe shume te tjere dhe asgje Mbaji me rrena Camet qe te zgjollen kryetar
Përgjigju