Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga vranësira të herë pas hershme, kryesisht në Ultësirën Perëndimore.Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën veriperëndimore dhe atë jugperëndimore të vendit, reshjet parashikohen të vazhdueshme, me intensitet mesatar dhe hera herës të lartë, në formën e shtrëngatave me rrufe të përkohshme.
Temperaturat do të luhaten nga 2 gradë Celsius në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 80 km/h në drejtimin jugor duke shkaktuar në det dallgëzim 7 ballë.