Njëmbëdhjetë vite më parë, në sallën e Kuvendit të Kosovës zhvillohej një nga debatet më të forta politike të pasluftës. Në njërën anë, Jakup Krasniqi drejtonte seancën si kryetar i Kuvendit. Në anën tjetër, Rexhep Selimi kërkonte me ngulm që të mos hidhej në votim rezoluta që do t'i hapte rrugë Gjykatës Speciale. Atë ditë ai paralajmëroi se Kosova do ta paguante shtrenjtë atë vendim.
"Mos lejoni të vazhdohet kjo seancë dhe të miratohet kjo rezolutë . Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo rezolutë është kundër interesit të qytetarëve të Kosovës, kundër pavarësisë së Kosovës. Mos e lejoni sepse edhe ne edhe ju do t'i biem pishman dikur por do jetë vonë. Duhet të ruajmë pavarësinë sic e kemi shpallur. Kjo rezolutë vetëm interesat e Hashim Thacit i mbron. Mos e lejoni o Jakup Krasniqi! Mos e lejo sepse nesër do jetë vonë!" thoshte Selimi në vitin 2014.
Sot, pas vendimit të Hagës, të dy ndodhen në të njëjtën anë të historisë: Krasniqi i dënuar me 25 vite burg dhe Selimi me 13, gjithsej 38 vite burg.








Komente
Komento