'Mos e mbingarkoni veten', horoskopi për ditën e sotme

'Mos e mbingarkoni veten', horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Aktivitetet në natyrë do të jenë të lodhshme dhe stresuese sot. Udhëtimet e ndërmarra për perspektiva të reja në punë, do të japin rezultate pozitive. Një person i ri në shoqëri mund të shkaktojë mosmarrëveshje mes jush dhe partnerit tuaj.

Demi

Personaliteti do t’ju ndihmojë të krijoni miq të rinj. ‘Armiqtë’ në punë mund të bëhen miq me ju sot vetëm për të arritur atë çfarë dëshirojnë. Partneri/partnerja juaj mund të shprehë zhgënjimin për mungesën e intimitetit në marrëdhënien tuaj.

Binjakët

Mos e mbingarkoni veten dhe mos harroni të gjeni kohë për tu relaksuar. Nëse po shkoni në një udhëtim, kujdesuni mirë për gjërat e vlefshme dhe bagazhet tuaja, pasi nuk përjashtohet mundësia e një incidenti. Sa i përket aspektit profesional, ju presin mundësi të reja.

Gaforrja

Ekziston mundësia e një përmirësimi të vogël të financave tuaja. Sjellja e ashpër ndaj fëmijëve do t’ju bëjë të pendoheni. Përpjekjet për të përmirësuar jetën tuaj martesore do të japin rezultate më të mira seç pritej.

Luani

Natyra juaj fëminore do të dalë në sipërfaqe dhe do t’ju bëjë të jeni në humor të mirë. Partneri/partnerja juaj do t’ju bëjë të ndiheni mjaft të emocionuar gjatë ditës së sotme. Pranimi i gabimeve në punë do të shkojë në favorin tuaj.

Virgjëresha

Sot do të përqendroheni kryesisht tek fëmijët dhe familja. Mund të duhet të përgjigjeni për mungesën e vëmendjes ndaj një çështjeje në punë. Do të jetë një ditë e mbarë për biznesmenët e kësaj shenje.

Peshorja

Nëse keni investuar para në një pronë jashtë shtetit, ka gjasa të shitet me një fitim të mirë, çfarë do të përmirësojë pozicionin tuaj financiar. Do të zhyteni në mendime romantike dhe ëndrra të këndshme. Ka gjasa të përfitoni nga disa ndryshime në punë.

Akrepi

Çdo neglizhencë nga ana juaj, në vendin e punës ose në biznes mund të çojë në humbje financiare sot. Për beqarët e kësaj shenje parashikohet një ditë e mbarë. Ekziston mundësia që tensionet mes jush dhe bashkëshortit tuaj të përshkallëzohen.

Shigjetari

Shmangni çështje që mund të shkaktojnë debate në familjen tuaj. Një ide e re do t’ju ndriçojë ditën. Sa i përket aspektit profesional, parashikohet

një ditë e qetë.

Bricjapi

Jini të sigurt dhe kini besim në aftësitë tuaja. Jini të kujdesshëm si me miqtë ashtu edhe me të huajt. Të menduarit pozitivisht do t’ju bëjë të jeni në humor të mirë në punë dhe t’i merrni me sportivitet kritikat e mundshme.

Ujori

Suksesi nga eksperiencat e kaluara do t’ju rrisë besimin në vete. Ju mund të duhet të shkoni papritmas në një udhëtim të padëshiruar sot. Do të ndiheni të mbushur plot dashuri në jetën tuaj në çift.

Peshqit

Mësoni të pranoni edhe opinionet ndryshe sepse mund t’ju vlejnë. Jo të gjithë mund të mendojnë si ju. Mungesa e partnerit/partneres në jetën tuaj do ju bëjë nervozë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë