NJU JORK - Një pilot nga Nju Jorku beson se ka gjetur rrënojat e avionit të humbur të “Malaysia Airline MH 370” në brigjet e Tajlandës, pas kërkimit në mijëra imazhe satelitore në internet.

Michael Hoebel, 60 vjeç, kaloi orë të tëra kërkimi përmes imazheve të bëra në dispozicion të publikut në një faqe interneti, para se të vijë në përfundimin se ka zbuluar avionin e humbur.

Piloti tha se ishte i tronditur që avioni, i cili u zhduk dy muaj më parë, të gjendet sipas tij në brigjet verilindore të Malajzisë, në Tajlandë. Pamjet satelitore janë bërë disa ditë pas zhdukjes së tij.

pamjet
(Në foto: Pamja që pretedon piloti amerikan se gjendet avioni i humbur)

Ai tha se ka filluar kërkimet për aeroplanin e humbur sepse donte të ndihmonte familjet që humbën të afërmit e tyre. Piloti amerikan shtoi se zbulimin e tij ia ka raportuar edhe  zyrës së FBI por tha se deri tani nuk e ka marrë përgjigje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)