'Mos hamendësoni se nuk do të prekeni', mesazhi i Organizatës Ndërkombëtare me partnerët: Do ia dalim

'Mos hamendësoni se nuk do të prekeni', mesazhi i Organizatës Ndërkombëtare me partnerët: Do ia dalim

Ambasada Amerikanë në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dashur ti japë disa mesazhe qytetarëve të vendit tonë së bashku me Organizatën Ndërkombëtare dhe Partnerë të Zhvillimit në lidhje me koronavirusin. Në postimin e saj ambasada përsërit masat e marra për të luftuar këtë pandemi, ndërsa thotë duhet të përgatitemi sikur të gjithë të jemi të prekur.

Postimi ambasadës amerikane:

"Mesazh i Përbashkët nga Organizata Ndërkombëtare dhe Partnerë Zhvillimi në Shqipëri
Këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin.
Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë.
Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku!
Ne kemi një mesazh për ju:
Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh.
Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë - OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.
Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e pare të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë. Faleminderit nga zemra!
Së bashku mundemi t’a mposhtim."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)