Mos hani më shumë seç duhet, ja sasia e frutave të thata që duhet të konsumoni gjatë një dite

Mos hani më shumë seç duhet, ja sasia e frutave të thata që duhet të konsumoni gjatë një dite

Fruta të thata

Konsumimi i frutave të thata çdo ditë ka shumë vlera ushqyese për organizmin. Shumë studime kanë treguar se arrat, bajamet dhe lajthitë kanë fibra, yndyrna të mira dhe proteina që të bëjnë të ndihesh i ngopur, duke mos lejuar që të hani pa kontroll.

Gjithashtu, mund të parandalojnë edhe sëmundje të zemrës, gjithmonë nëse hahen në mënyrë të moderuar.

Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, lajthive dhe bajameve do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor. 

Për shembull, 23 bajame janë në rregull, por 23 arra braziliane janë 4 herë më shumë sesa norma. Por, duke qenë se janë një ushqim i shëndetshëm, njerëzit mendojnë se nuk na bëjnë dëm sado që të hamë.

Mos i hani arrat si të ishin kokoshka. Arrat, bajamet dhe lajthitë shiten në paketime të mëdha, gjë që e bën më të lehtë konsumin e tepërt të tyre. Kur jeni duke parë film ose serial, nuk duhet ngrënë as gjysmë e pakos, e jo më e gjitha. 

Sasia e duhur  efrutave të thata që duhet të konsumoni gjatë një dite:

49 stika

28 kikirikë

23 bajame

21 lajthi

6 arra

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar