Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe relativisht të thata. Kjo situatë vjen si pasojë e qarkullimit për disa ditë të një qendre të presionit të ulët kryesisht mbi rajonin e Ballkanit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.
Më pas duke filluar nga dita e Martë dhe deri ditën e Premte pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.
Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ikën shiu, rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Ditët e fundit të janarit pa reshje, dëborë në zonat malore
22 Janar, 12:22
-
Moti/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë paradites në një pjesë të madhe të territorit
22 Janar, 07:32
-
Mot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira! Pas mesditës priten reshje shiu në gjithë territorin, në zonat e thella malore do regjistrohen edhe reshje dëbore
21 Janar, 07:32
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë fundjavë
19 Janar, 07:27
-
Temperatura maksimale deri në 18 gradë, parashikimi i motit për sot
18 Janar, 08:19
-
Vranësira dhe temperatura deri në 6 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
17 Janar, 08:05
-
Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Janar, 07:15
-
Temperatura deri në 4 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Janar, 08:28
-
Përmirësohet situata e motit në Lezhë! Rikthehet energjia elektrike dhe rinis procesi mësimor
14 Janar, 09:09
-
Ftohtë e vranësira, në veri e juglindje borë...parashikimi i motit për sot
14 Janar, 07:16
-
A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini
13 Janar, 13:38
-
Si do jetë moti këtë javë? Anira Gjoni për Report Tv: Ikën bora e shiu, vendi nën pushtetin e temperaturave të ulëta
13 Janar, 12:43