Vendi ynë ditën e nesërme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorolgjik reshjet e shiut do të nisin në orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri - jug dhe më pas do të shtrihen më pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e borës po ashtu priten të fillojnë nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera - herës në formën stuhisë në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 9°C

në zonat e ulëta  -4 deri 12 °C

në zonat bregdetare  4 deri 15 °C