Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin

Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin

Foto ilustruese

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e jugut në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 8°C

në zonat e ulëta 6 deri 15°C

në zonat bregdetare 11 deri 15°C

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Blinken: SHBA ka pasur kontakte direkte me grupin HTS që përmbysi Assadin

Blinken: SHBA ka pasur kontakte direkte me grupin HTS që përmbysi Assadin