Mos harroni çadrën, temperatura deri në 20 gradë Celcius! Parashikimi i motit për këtë të dielë

Mos harroni çadrën, temperatura deri në 20 gradë Celcius! Parashikimi i motit për këtë të dielë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe qendër do të ketë reshje në periudha afatshkurtra, në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Aventura e shkëlqyer e Jared Kushner e Ivanka Trump në ishullin e Sazanit! Rama: Nëse ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut

Wall Street Journal: Aventura e shkëlqyer e Jared Kushner e Ivanka Trump në ishullin e Sazanit! Rama: Nëse ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut