Moti i keq në Durrës e Vlorë, pezullohet sot dhe nesër lundrimi për peshkarexhat! Vijon normalisht për tragetet e pasagjerëve

Për dy ditë është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla dhe varkave në Durrës dhe Vlorë për shkak të motit të keq. Kapiteneria e Durrësit bën të ditur se peshkarexhat e ankoruara janë njoftuar se ditën e enjte dhe të premte, nuk do të lejohen të lundrojnë dhe duhet të qëndrojnë të ankoruara në portin e peshkimit.

Sipas metereologëve, zona bregdetare do të ketë erëra të forta dhe dallgë të larta. Sakaq ndryshimi i motit nuk përbën problem për anijet e transportit të pasagjerëve në linjat Bari & Ankona, të cilat do të vazhdojnë lundrimet normalisht.  Po ashtu puna do të vazhdojë normalisht edhe për anijet e tonazheve të mesme dhe të larta.

Edhe Kapiteneria e Durrësit bën të ditur se ndalimi vlen vetëm për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet e linjës Vlorë-Brindizi do vazhdojnë lundrimin. Moti pritet të përmirësohet në fundjavë, të shtunën e të dielën.   

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Media: Fushata e Trump është bërë gati edhe për skenarin e humbjes

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Media: Fushata e Trump është bërë gati edhe për skenarin e humbjes