'Mos i bjerë të fikët presidentit', Meta publikon sms e diplomatit të huaj

'Mos i bjerë të fikët presidentit', Meta publikon sms e diplomatit të huaj

Presidenti Ilir Meta ka folur në “Opinion” në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.

Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medies në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Në mesazhin diplomatit thuhet se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.

“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirëmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida  Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.”

Mesazhi


Lajmi kryesor:

Meta: Nga nesër takimet me Ramën, Bashën, Kim e Soreca-n me dëshmitarë e të mirë dokumentuara! Shpërndarja e parlamentit? Nuk bëj lëvizje boshe


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale