Mos i pyesni për Shqipërinë të
huajt që shkelin sefte në këtë vend!

Mos i pyesni për Shqipërinë të<br />huajt që shkelin sefte në këtë vend!
TIRANE- Të huajt, që ftohen të marrin pjesë në një veprimtari, shoë, koncert, seminar a forum në Tiranë, e që e kanë për herë të parë që vënë këmbë në këtë vend, nuk duhen cytur të flasin për punët tona; sepse është e sigurtë që do flasin gjepura. Doni një provë? Personazhi i televizionit italian, Platinette, ish ftuar nga Adi Krasta në show-n e vet në Pallatin e Kongreseve, dhe aty foli për Tiranën që ai e kish parë rrugës duke ardhur nga aeroporti e që e kish kqyrur gjatë një shetitjeje një a dy orëshe. Dhe ish mahnitur nga fakti që Tirana ish një qytet i pastër, ku syri nuk të sheh plehra, dhe ku shiten libra në trotuar (m’u duk vetja në Parisin e viteve më parë, tha Platinette)!!!!

Me t’u kthyer në Itali, nuk i ka rezistuar dot ‘tundimit’ për të folur sërish lidhur me Shqipërinë në një program televiziv, atë të drejtuar nga Piero Chiambretti. Dhe aty tha se “ish befasuar nga Shqipëria, pasi atje qeverisnin në koalicion të majtët e të djathtët, gjë që kish krijuar një situatë të mirë për qytetarët; në Itali as që mund të mendohet që të ngrihet një koalicion qeverisës mes të djathëts e të majtës”. Dhe në fund, duke shtënë në punë, dhe duke e vënë në lojë, cliche-në e shqiptarëve ‘të pagdhendur’, u shpreh me siguri: “Prandaj, shqiptarë jemi ne, nuk janë shqiptarët”.
(Mustafa Nano, marre nga www.respublica.al)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu