Shishja e ujit është e nevojshme gjatë githë kohës. Në momentin që duhet të pimë 8 gota ujë në ditë për të qëndruar sa më të hidratuar, shumica mbajnë një shishe me vete edhe kur udhëtojnë me makinë. Por ky është një gabim shumë i rëndë. Kjo pasi sipas një eskperimenti të kryer nga Dapartamenti i Zjarrfikësve në Midwest, drita e diellit në shihen e ujit shkoi deri në 250 gradë. Dhe kjo lloj temperature mund të sjellë pasoja shumë të rëndë.
“Accuweather.com” shkruan se sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Florida- s zbuloi se plastika e përdorur në shishet e ujit mund të çlirojë antimony dhe bisphenol A në rast se ekspozohet në diell për një kohë relativisht të gjatë. Më poshtë keni një listë të shkurtër me problemet që do të na shfaqeshin nëse ndodh një ekspozim i tillë:
- ndryshim në nivelet hormonale
- probleme me zemrën
- rritje e rrezikshmërisë së kancerit
- dhimbje stomaku
- diarre
- të vjella
Disa studime madje e kanë lidhur ekspozimin e ujit në diell edhe me abortin spontan apo gjakderdhjen retinale.