'Mos më shqetësoni, dua të rri vetëm'/Telefonata e të birit i larguar nga shtëpia që i thyen zemrën nënës nga Vlora

'Mos më shqetësoni, dua të rri vetëm'/Telefonata e të birit i larguar nga shtëpia që i thyen zemrën nënës nga Vlora

Me rreth të kuq, Kleant Çela

Pas apelit të familjarëve në Report Tv se djali i tyre, Kleant Çela, 29-vjeç ishte larguar nga shtëpia pesë ditë më parë, ai ka telefonuar të ëmën. "Jam shëndoshë e mirë, mos më shqetësoni. Për momentin dua të rri vetëm", i ka thënë i riu të ëmës, Mbaresa Çela, duke i kërkuar që ta lënë të qetë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai ndodhet brenda Shqipërisë apo është larguar jashtë.

Ai u largua nga shtëpia e tij në qytetin e Vlorës para pesë ditësh, ndërsa familjes i kishtë lënë një letër ku shkruante se po largohej jashtë vendit, ndërsa të afërmve iu kërkonte të mos e kërkonin më kurrë.

"Do të iki përgjithmonë jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat", shkruhej në letrën e Kleant Çelës lënë për familjarët e tij. Këta të fundit iu drejtuan Report Tv duke i apeluar djalit të tyre që të kthehej në shtëpi. Pas apelit në Report Tv, Kleant Çela vendos të komunikojë me nënën e tij, por lajmi që ajo merr nga i biri nuk është ai që do dëshironte çdo nënë, pasi ai ka refuzuar të kthehet dhe për më tepër, i ka kërkuar ta lënë të qetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?