'Mos më telefono', Altin Rrapaj i AKEP: Të dhënat personale nuk jepen vetëm nga kompanitë celulare

Të gjithëve na kanë shqetësuar telefonatat që vijnë nga kompanitë e ndryshme të marketingut, kur ne mund të jemi duke kryer një punë të rëndësishme është një numër i paregjistruar ose i panjohur që na merr dhe na ofron produktet. Ndërsa shpesh herë kemi pyetur veten se ksuh ua jep atyre të dhënat tona dhe të drejtën për të na telefonuar në çdo moment.

Për këtë çështje ka folur për Report Tv, Altin Rrapaj, drejtoj i të Drejtave të Përdoruesve në AKEP, i cili foli për një draft të ri që do të vendosë në kontroll këto telefonata nën logon "Mos më telefono".

"Nuk ka asnjë kompani të drejtë që të shpërndajë të dhënat e klientëve të tyre, pa dhënë pëlqimin e pajtimtarëve, apo të klientit të vetë. Kanë të drejtë t'i ruajnë të dhënat e tyre në bazë të ligjit për të dhënat personale. Çdo transferim i të dhënave personale është i paligjshëm dhe thirrjet që mund të realizohen, nuk është e thënë të dhënat e qytetarëve të jenë të transferuara vetëm nga kompanitë celulare. Ato mund të jenë marrë në forma të ndryshme dhe shpesh kemi edhe thirrje pa iu thënë identitetin. Ka dhe shumë raste kur kompani të ndryshme marrin në telefon duke thënë emër mbiemër", tha Rrapaj.

Ai më tej shpjegoi draftin dhe si do të funksionojë regjistri "Mos më telefono".

"Çdo lloj telefonate pa pëlqimin e qytetarit, për qëllime tregtare, këtu përfshihen të gjitha kompanitë tregtare që operojnë në Shqipëri, apo dhe jashtë vendit, përfshirë edhe kompanitë celulare. Pa dijeninë e qytetarit dhe pa dhënien e pëlqimit të tij, quhet në kundërshtim me ligjin. Kur këto kompani marrin duke bërë të ditur edhe identitetin. Raste të tillla mund të jenë abuzive, kur kompanitë celulare marrin në telefon duke u prezantuar me emër dhe mbiemër. Mund t'i kenë marrë të dhënat në mënyra të ndryshme, mund të jenë operatorë telefonie, mund të jenë banka, mund të jenë vende të ndryshme ku një qytetar jep të dhënat e veta për qëllime të ndryshme, jo për t'u marrë në telefon. Por këto të dhëna mund të kalojnë nga një dorë në tjetrën dhe mund të abuzohet me to, duke bërë këto telefonata që quhen komunikime të pakërkuara. Synimi i AKEP nëpërmjet kësaj rregulloreje, për mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike në Shqipëri, që merret me një sërë çështjes dhe regjistri "Mos më telefono" është një aspekt i kësaj rregulloreje.

Kemi pasur komunikimim me rrjetet celulare në Shqipëri.  Kemi pasur një komunikim edhe me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas shumë këshillimeve që kemi kryer, 2019 dhe në fillim të vitit 2020 kemi dalë me një version të ri të rregullores të rishikuar përsëri për këshillin publik dhe kemi përmirësuar një sërë aspektesh nga viti i kaluar. PËrsa i përket "Mos më telefono", ajo që AKEP dëshiron të adresojë është që operatorët e rrjetit të telefonisë publike në Shqipëri, të kenë një regjistër të pajtimtarëve të tyre, që secili prej tyre të japë pëlqimin nëse do të jetë pjesë e një operatori të përgjithshëm telefonik dhe për regjistrin 'Mos më telefono' që rrjetet celulare të marrin pëlqimet e përdoruesve nëse duan të jenë pjesë e telefonatave të operatorëve. Kompanive telefonike do t'u vijë detyrimi që të marrin pëlqimin e pajtimtarëve nëse duan të jenë pjesë e regjistrit 'Mos më telefononi'. Roli i operatorit është që të marrë pëlqimin e pajtimtarit", tha Rrapaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë