Qindra qytetarë, të heshtur dhe plot dhimbje, janë mbledhur sot para Kryeministrisë në Tiranë për të ndezur nga një qiri për shpirtin e vogëlushit 8-vjeçar nga Fieri, Mateo Vasiu, i cili u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij Klodian Çalamani.

"Mos më vrit, nuk dua të bëhem Engjëll", ishte shkruar poshtë portretit i të Mateos dhe anash saj, qirinj të shumtë.

Kujtojmë se në të gjithë Shqipërinë familjarët dhe qytetarët po firmosin një peticion për të kërkuar dënimin me varje ose vrasje për autorin e këtij krimi të rëndë. Megjithatë Shqipëria prej dekadash nuk e ka dënimin me vdekje dhe është i pamundur rikthimi.