-
Vrau në mënyrë makabre 8-vjeçarin Mateo Vasiu në Fier, Klodian Çalamani dënohet me burgim të përjetshëm
Gjykata e Fierit ka dënuar me “burgim të përjetshëm” Klodian Çalamanin i akuzuar për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vasiu. Ngjarja e rëndë ndodhi dy vjet me parë në fshatin Grecalli në Fier.
3 Korrik 2023, 15:39 -
Nuk paraqitej në seancat gjyqësore/ Autori i vrasjes dhe përdhunimit së 8 -vjeçarit në Fier do të shoqërohet me detyrim nga Gjykata
Është shtyrë për disa herë me radhë në gjykatën e Fierit gjykim i çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu
7 Nëntor 2022, 19:41 -
Kronikë
Vrau e groposi 8-vjeçarin në Fier, shtyhet për herë të dytë gjyqi për Klodian Çalamanin! Nuk u paraqit në seancë
Është shtyrë për herë të dytë në gjykatën e Fierit gjykimi i çështjes së vrasësit Klodian Çalamani, vrasësin e 8-vjeçarit, Mateo Vasiut. Sipas informacioneve të marra nga Gjykata e Fierit, çështja gjyqsore ndaj Çalamanit ëhstë shtyrë pasi ky i fundit nuk është paraqitur në seancë, por gjithashtu as familjarët e viktimës nuk ishin prezent. Si rezultat, seanca është shtyrë.
29 Shtator 2022, 14:03 -
Masa të forta sigurie me forca policie rreth gjykatës së Fierit, nuk paraqitet në seancë Klodian Çalamani, vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu
Edhe pse masa të forta sigurie me forca të shtuara të policisë janë vendosur përreth gjykatës së rrethit gjyqësor Fier në pritje të zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes makabre të 8 vjeçarit Mateo Vasiu ndodhur më 16 nëntor te vitit 2021 ne Grecalli, nuk është paraqitur.
22 Korrik 2022, 12:33 -
Politikë
Drejtori i Policisë raporton te 'Siguria': Këtë vit 23 krime më shumë nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze, vjet ishin 16! 30% e vrasjeve, brenda familjes
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk mundi t’i japë dot përgjigje të gjitha pyetjeve të deputetëve në seancën e tij të parë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Sipas tij, vrasjet e bujshme si politike apo dhe kriminale, janë sekrete hetimore. Gledis Nano tha se gjatë vitit të fundit janë rritur me 60% krimet nga grupe mafioze.
1 Dhjetor 2021, 10:26 -
Sociale
Gjesti i veçantë i artistit të ri, me buzëqeshjen që do ta kujtojnë të gjithë, krijoi portretin e Mateos së vogël dhe ia dorëzoi familjes në Fier
Me buzëqeshjen që do ta kujtojnë të gjithë, një artistë i ri krijoi portretin dhe i dha ngjyra fytyrës së Mateos së vogël, që u vra nga një dorë pa mëshirë dy javë më parë.
30 Nëntor 2021, 12:36 - Kronikë
-
Kronikë
Në shtëpinë e një vrasësi/ Alkool e duhan, mobilie e rroba të hedhura përtokë, ja si jetonte Klodian Çalamani, krimineli që i mori jetën 8-vjeçarit Mateo Vasiu
Në një cep duken mobilie të shkatërruara, mbi tavolinë një gotë rakie e një paketë cigare, e diku në mur të varur dy flamuj... këto janë pamjet brenda shtëpisë së Klodian Çalamanit, vrasësit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
23 Nëntor 2021, 11:05 -
Kronikë
Vlorë/Familjarët e 8-vjeçarit tentojnë të hyjnë me forcë në burgun ku ndodhet Çalamani, përplasen me policinë! Nëna e Mateos hipën mbi hekurat rrethues: Ma sillni këtu kriminelin
Familjarët e Mateo Vasiut, i cili u vra barbarisht pak ditë më parë nga Klodian Çalamani, janë përplasur me policinë në burgun e Vlorës, aty ku qëndron i izoluar autori. Një përplasje ka pasur mes policëve dhe nënës së 8-vjeçarit e cila tentoi të kalonte kangjellat rrethues të burgut. Më pas, të afërmit marshuan për rreth 30 minuta në qytetin e Vlorës, ku bllokuan edhe rrugën duke shkaktuar kaos në trafik.
21 Nëntor 2021, 10:06 -
Sociale
Buxheti 2022 për arsimin, Kushi: 20 milionë lekë për pasurimin e bibliotekave në shkolla
20 milionë lekë do të përdoren për pasurimin e bibliotekave me libra të rinj në shkolla. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila komentoi dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier.
19 Nëntor 2021, 20:55 -
Politikë
‘Miqtë e fëmijëve’, 50 deputetë kundër dhunës te të miturit! Vrasja në Fier, Vokshi: Dështoi mekanizmi i parandalimit
Ka marrë jetë në Kuvendin e Shqipërisë grupi “Miqtë e fëmijëve”, një strukturë parlamentare që do të adresojë probleme që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe luftës kundër dhunës ndaj tyre.
19 Nëntor 2021, 20:39 -
Kronikë
'Mos më vrit, nuk dua të bëhem Engjëll', shkallët e Kryeministrisë, vend homazhi për Mateon! Qindra qytetarë ndezin qirinj për vogëlushin 8-vjeçar
Qindra qytetarë, të heshtur dhe plot dhimbje, janë mbledhur sot para Kryeministrisë në Tiranë për të ndezur nga një qiri për shpirtin e vogëlushit 8-vjeçar nga Fieri, Mateo Vasiu, i cili u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij Klodian Çalamani.
19 Nëntor 2021, 20:20 - Opinion
-
Opinion
Komshinjtë që s’i njohim më, që denoncojnë për zhurmë kur ndërtohet një banjo dhe heshtin kur plas dhuna
Nuk kam pasur kurrë një qëndrim të plotë për dënimin me vdekje dhe nuk është ky sot shënimi im. Është një shënim për jetën dhe pasigurinë. Për sistemin që nuk funksionon dhe që në fakt jemi të gjithë të dënuar të jetojmë mbështetur në mendjelehtësinë e sistemit dhe tonën.
19 Nëntor 2021, 10:32 - Opinion
-
Kronikë
Revolta pas vrasjes së 8-vjeçarit, Gjikondi në ‘Repolitix’: Zgjidhja nuk është dënimi me vdekje! Meçaj: Personat problematik t’i përjashtojë komuniteti! Malko: Në Shqipëri duhet ekzekutimi
Fakti që familjarët e 8-vjeçarit Mateos Vasiu, po mbledhin firma për të kërkuar dënimin me vdekje për vrasësin e fëmijës së tyre, Klodian Çalamanit ka ngjallur një debat të madh në opinion publik nëse dënimi me vdekje duhet të kthehet apo jo. Kjo çështje është trajtuar mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.
18 Nëntor 2021, 22:14 -
Kronikë
Dënimi me vdekje, historia në Shqipëri dhe pamundësia për ta rikthyer! Detyrimet ndërkombëtare, integrimi në BE dhe të drejtat e njeriut
Qindra qytetarë po firmosin në qytetet tona një peticion që kërkon dënim me vdekje për një vrasës, Klodian Çalamanin. Asnjë ndryshim potencial kushtetues, asnjë rikthim potencial i dënimit me vdekje, nuk do të mund ta dënonte Çalamanin. Asnjë ligj nuk mund të ketë efekt prapaveprues. Parim, shkelja e të cilit do të na rikthente në një shoqëri parapolitike.
18 Nëntor 2021, 18:03 -
Kronikë
Frrok Çupi: Sot gjithë Shqipëria duhet të ishte në Fier
Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, nga fqinji i tij në Fier, për analistin Frrok Çupi është një bombë për Shqipërinë. Analisti u shpreh se kjo ngjarje ka ndryshuar historinë tonë në sensin sesi duhet të qasemi ndaj ligjit. Çupi deklaroi se nëse nuk e realizon politika, atëherë realizohet vetëvetiu, si një tendencë për të shkuar drejt drejtësisë parapolitike.
18 Nëntor 2021, 13:03 - Kronikë