“Mos m’u afroni se do të vras veten”, kjo është thirrja që, sipas Policisë së Fierit, po përsërit 35-vjeçari Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Roskovec, ndërsa vijon të jetë i rrethuar nga forcat RENEA.
Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti, tha se autori vijon të bëjë rezistencë dhe nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ndau detaje tw mwtejshme nga operacioni.
"Shtetasi Refit Buzi rreth 35 vjeç, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë gjahu babain e ish të dashurës dhe ka plagosur nënë e saj. Në kushtet e kësaj ngjarje ka marrë të dashurën në makinë dhe është larguar në drejtim të zonës periferike në dalje të Vilkdishtit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor ka organizuar punën në lidhje me lokalizimin e të gjitha strukturave policore, të vendeve fqinj dhe për shkak të rrezikshmërisë është njoftuar prezenca e forcave kombëtare RENEA. Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të të gjithë drejtorisë vendore është bërë e mundur nëpërmjet negociatave që të mund të lirohet e dashura e tij e cila është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Fierit. grupi i drejtorisë vendore dhe të RENEAS me autorin Ende po negociojmë për tu dorëzuar dhe për të bërë të mundur shmangien e viktimave të tjera. Jemi në largësi të autorit. Prokurori po heton dhe po analizon të gjitha shkaqet. Autori nuk ka qenë me masë sigurie. Jemi në kushtet e një debati të lindur me familjen e ish të dashurës. Nuk ka asnjë negociatë të familjarëve të autrorit përvec Reneas dhe grupit të policisë. Autori ka thënë gjithë kohën ‘mos mu afroni do vras veten’. Të gjithë forcat janë në vendngjarje për të parandaluar një viktimë tjetër” tha drejtori i policise Erion Ahmeti
Lajmi kryesor:
Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! Rrethohet nga RENEA, negociata për dorëzim (EMRAT)










