TIRANE- Policia i ka hequr lejet e drejtimit 14 shoferëve brenda 4 orëve. Ata u ndaluan në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë me shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h.
Sipas policisë janë vendosur 11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshmë në rrugë duke kërkuar parakalim. Ajo kujton qytetarët se ky është viti i sigurisë rrugore dhe se ndryshimet e reja në kodin rrugor po bëhen për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në rrugë
Njoftimi i plotë
Shpejtësia në rrugë dhe alkooli në timon, destinacioni
171 km/h nuk qarkullon në rrugë por je duke fluturuar për të arritur aksidentin dhe jo për të shijuar fundjavën.
Si çdo fundjavë vijojnë kontrollet parandaluese me Radar në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit.
Megjithëse kontrollet janë shumëfishuar, sensibilizmi është rritur në maksimum, përsëri shumë drejtues mjetesh në fundjavë abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.
250 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shumë, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.
14 Leje Drejtimi të tërhequra dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjellë për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim, për shpejtësi nga 148 km/h deri në 171 km/h,çka tregon papërgjegjshmëri ndaj jetës.
11 masa administrative shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h dhe 8 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë duke kërkuar parakalim
KUJDES! Viti 2020, Viti i Sigurisë Rrugore.
Mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, vendos rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, mos përdor në asnjë mënyrë celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndalo makinën në xhep rruge dhe fol në telefon, mos rreziko veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, mos mbaj fëmijët në vend të parë dhe pa serxholin, ndiq udhëzimet dhe këshillat epër sigurinë tuaj dhe të tjereve.
Ndryshimet po ndodhin në Kodin Rrugor, me qëllimin e vetëm, për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në rrugë. Kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugore. Shkruani dhe në adresë të Komisariatit digjital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cenon sigurinë rrugore.