Mos paguaj pa kupon! PS dhe
PD rrëzojnë propozimin e Ramës

Mos paguaj pa kupon! PS dhe<br />PD rrëzojnë propozimin e Ramës
TIRANË - Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e kryeministri Rama sipas të cilit konsumatorët mund të marrin mallin pa paguar nëse nuk u jepet kuponi tatimor. Ndryshimi ligjori propozuar nga Qeveria, por u kundërshtua nga vetë nga deputetët socialistë ku votën kundër e dhanë dhe aleatët e LSI-së. Ata e përkufizuan këtë propozim si të pakuptimtë.

“Në disa objektiva ka një objektiv që të rrisë nivelin e edukimit fiskal, që të gjithë të paguajmë. Ndërkohë që ju instrumentin që keni gjetur në këtë rast është që ai të mos paguajë në qoftë se nuk merr kupon. Këtu ka një non sens”, u shpreh Anastas Angjeli.

“Do kemi ne problematika që ky nen do na sjelli nëse ne e aprovojmë pra nëse një konsumator kërkon një mall them që ka të drejtën ta refuzojë po jo ta konsumojë dhe të mos paguajë, pra krijon momente që them se do na krijojë probleme”, tha  Gjovalin Rahovica.

Madje për të djathtët vendosja e tabelës në të cilën theksohet se konsumatori mund të marrë mallin pa paguan nëse nuk i jepet kupon, do të shkaktojë mes bizneseve konflikte.

“A e dini që marrëdhëniet midis kompanive bazohen në një kuadër juridik kontraktual?! A e dini ça i thoni këto juve që në qoftë se nuk zbaton kontratën.. ku shkon ky ligj?! Kë një Kod Civil dhe raportet, marrëdhëniet midis individëve për të tilla konflikte pronësore, pasurore etj etj.. janë në përputhje me Kodin Civil. Ça janë këto kinezërira neifeniste”, tha Ridvan Bode.
 
“Kjo mënyrë nuk funksionon sidomos në raportet ndërmjet bizneseve. Pse?! Sepse ai ka një marrëdhënie afatgjatë me të. Si do t’i iki pa marrë mallin?! Si do ti iki pa paguar dhe të krijojë një raport biznesi me një tjetër. Këto janë gjëra që nuk funksionojnë midis bizneseve”, - u shpreh Edmond Soaho

Propozimi i qeverisë u rrëzua nga 14 deputetë, mes të cilëve 7 të opozitës dhe 7 të mazhorancës, një prej deputetëve abstenoi, ndërkohë që pro tij votuan vetëm 3 deputetë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja