'Mos prisnin që gjërat të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës', parashikimi i horoskopit për sot

'Mos prisnin që gjërat të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës', parashikimi i horoskopit për sot

Foto ilustruese

Dashi

Keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe rreziku është i madh që nuk do të jeni në gjendje që të vendosni e të përfundoni duke mos bërë asgjë. Mos e lejoni këtë, identifikoni prioritetin numër një dhe përkushtojuni 100 përqind.

Demi

Mos prisnin që gjërat të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë është e nevojshme që të përqendroheni për t’i dhënë drejtim çështjeve të caktuara. Hëna e re do t’ju sjellë të dielen një surprizë tejet të këndshme.

Binjakët

Sa mirë e njihni dikë? E njihni aq shumë sa t’i besoni paratë tuaja? Apo jetën tuaj? Nëse besimi nuk është aq i madh, atëherë bëni mirë që të qëndroni në kontroll të gjërave. Vetëm sepse dëshironi që t’i besoni, nuk do të thotë se mund ta bëni.

Gaforrja

Aty ku ka konfuzion, ka gjithashtu oportunitet dhe me hënën e re këtë të diel, duhet të jeni të përgatitur për të kapur momentin e duhur. Gjeni mënyra për ta kthyer kaosin në favorin tuaj.

Luani

Nëse mbani një këndvështrim të kundër, apo veproni ndryshe vetëm për argëtim, rezultatet do të jenë tepër negative. Mbani në mendje se ndonëse ndonjëherë mund të jetë argëtuese të jesh ndryshe, herë të tjera mund t’ju kushtojë.

Virgjëresha

Teksa Mërkuri zhvendoset në shenjën tuaj , do të dini pa pikën e dyshimit se çfarë duhet të bëni dhe do ta bëni të dielën me hënën e re. Kjo është me gjasë një ndër periudhat më të mira të vitit për ju, mos e shpërdoroni.

Peshorja

Çfarë ndodhi nuk mund të zhbëhet dhe sa më parë ta pranoni aq më mirë do të jetë. Përgjatë ditëve në vijim do të keni mundësinë që ta lini të shkojë diçka nga e shkuara dhe duhet ta bëni. Kur kjo të ndodhë, një fillim i ri do të jetë i mundur.

Akrepi

Sa më shumë të tjerët t’ju thonë sa të mrekullueshëm jeni, aq më shumë do të dyshoni se ka diçka që nuk shkon. Por në këtë rast, duket se janë të sinqertë, ata vërtetë ndihen me fat që ju njohin. Dhe në fakt, kanë të drejtë.

Shigjetari

Për shkak të natyrës të dashur, ndonjëherë mund të krijoni përshtypjen e një njeriu sipërfaqësor. Në fakt jeni person serioz dhe ajo që do të ndodhë përgjatë ditëve në vijim do ta provojë më së miri këtë. Mos u shqetësoni për atë që mund të thonë të tjerët, bëni atë që mendoni se është e drejtë.

Bricjapi

Dikush ka përfituar nga natyra juaj mirëbesuese dhe është me idenë që nuk do të reagoni. Sa gabim e kanë. Nuk jeni me humor për të lejuar të tjerët që t’ju bëjnë për budalla dhe brenda fundit të javës do ta keni marrë hakmarrjen tuaj.

Ujori

Mund të mos jeni njeri që i merrni lehtësisht për bazë këshillat e të tjerëve, megjithatë nëse dikush me pozicion më të lartë se ju, do t’ju thotë se keni bërë diçka gabim përgjatë javëve të fundit, bëni mirë ta dëgjoni. Eksperienca e tyre mund t’ju shërbejë për mirë.

Peshqit

Gjithçka po ndodh tani dhe pjesa më e madhe duket se po ju ndodh juve. Është koha të merrni disa vendime të rëndësishme dhe koha për t’u menduar ka mbaruar. Mos u zhysni në panik zgjidhjen e keni brenda vetes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave