Efektivët të cilët kanë krijuar perimetrin e sigurisë përreth Kryeministrisë kanë marrë porosi që të shmangin çdo përplasje me mbështetësit e opozitës.    

Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton nga terreni se oficerëve u është dhënë porosi që të mos reagojnë ndaj provokimeve të protestuesve. Përreth Kryeministrisë janë dislokuar rreth 1500 forca policie përfshirë RENEA-n, FNSH-në dhe Shqiponjat.

Ndërsa në tarracat e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit janë vendosur snajperë. 


Lajmi kryesor:

VIDEO/RENEA dhe FNSH pas Kryeministrisë, masa të rrepta sigurie nga policia