Mosbindja civile, Balla-Bashës:
Mos e ço në mendje 1997

Mosbindja civile, Balla-Bashës:<br />Mos e ço në mendje 1997
N/ kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka komentuar nga Librazhdi deklaratat e Lulzim Bashës për bllokim të rrugëve ditën e hënë në një protestë kombëtare.
 
Balla shprehet se lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri.
 
Deputeti i PS, i kërkon Bashës që të mos ta çojë ndërmend të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle dhe çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë.
 
Deklarata e plotë e Taulant Ballës
Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri.
 
Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politikë të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesëmarrja në zgjedhje për shkak të frikës nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.
 
Të kesh frike nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tënd, atë popull që të ka dhënë mandatin për të qeverisur.
 
Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashës dua t’i them se është mirë të mos i çojë ndërmend ato deklarata të papërgjegjshme që ai i hedh si shashka.
 
Shqiptarët sot kanë nevojë për vende pune dhe kush është kundër Vettingut edhe kundër vendeve të punës së shqiptarëve; kush është për qeveri teknike është kundër ekonomisë së Shqipërisë, çka do të thotë sërish kundër vendeve të punës.
 
Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle, njerëzit duhet të shkojnë në punë, në shkolle apo në spitale.
 
Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën