Në një prononcim për Report TV, numri dy i socialistëve Taulant Balla tha se presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë propozimet e kryeministrit. 

“Nuk e gjej të bazuar në Kushtetutë as mosdekretimin e shkarkimit dhe as emërimin. Presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë një propozim të kryeministrit dhe ky është një diskutim i mbyllur qysh me rastin e z. Lleshaj. Gent Cakaj ka formim diplomatik dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë një ministër i besueshëm”,- tha Balla në një prononcim dhënë gazetares Esiona Konomi.